Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin italian janë shënuar 1.147 raste të reja me virusin, ndërsa nga krahu tjetër, viktimat ishin 35.
Lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor janë shpallur 7.648 të shëruar, ndërsa ky numër, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 4.031.605 persona.





