Ditën e sotme përgjatë orëve të paradites, territori shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 14°C në zonat malore, por mesdita ruan vlera kostante të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 36°C në jug të vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 60 km/h nga drejtimi jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.