Edhe kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka votuar këtë të diel në Himarë. Nëse nuk do të fitoni, do të pranoni ofertën e Vangjel Tavos për t’u bërë nënkryetar i bashkisë, apo do të prisni biletën për të shkuar drejt SHBA, ishte kjo pyetja që e nxehu kandidatin me gazetarët.

Gjikuria: Kjo është një ditë feste le ta festomë të gjithë bashkë, sot është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia. Se çfarë do të ndodhë nesër do ta dimë të hënën, të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes. Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Himarës.

Keni qëndrim për kartat e ID?

Gjikuria: Vitin e kaluar u lanë njerëzit te votojnë me karta të skaduara ndërsa këtë vit nuk u lejuan dhe ky është problem pasi socialisteve iu jepnin karta për 24 orë ndërsa palës tjetër i thonin duhet të prisni dy javë.

A është faji i PD-së që nuk ka bërë fushatë për rinovimin e kartave?

Gjikuria: Një javë fushatë na lanë, e dini. Kartat e skaduara i lanë, u ngrit si problem, këtu i bëjnë ligjet si duan vetë.