Ikona e muzikës Madonna ka mahnitur fansat duke shpërndarë disa foto topless në llogarinë e saj në Instagram.

Ky veprim i saj ka ndezur spekulime për identitetin e një burrit që shihet tek fotot. Këngëtarja e “Material Girl”, 65 vjeç, ndau fotot e nxehta në Instagram të premten dhe në mbishkrimin e tyre shkruan: Argëtim i nxehtë në verë.

Në foto këngëtarja shihet duke mbuluar gjoksin me flokët e saj, ndërsa në qafë mbante disa bizhu.

Personi që shihet pranë saj në krevat, ka shtuar kuriozitetin e të gjithëve.

Ai ka filluar të shfaqet shpesh në fotot e Madonës, por identiteti i tij mbetet një mister.

Vera e mrekullueshme e dashurisë së Madonës vjen disa muaj pas lajmit për ndarjen e saj nga boksieri dhe trajneri i palestrës, Josh Popper , 30 vjeç.

Dyshja u njohën përmes djalit të saj në vitin 2023. Ata u lidhën në mënyrë romantike në fillim të vitit, duke e zyrtarizuar në Instagramin e tyre në shkurt.

Gjatë romancës së tyre të stuhishme, ai qëndroi pranë saj gjatë një infeksioni të rëndë bakterial që e bëri atë të luftonte për jetën në ICU verën e kaluar. Ajo gjithashtu e mbështeti atë në një prej ndeshjeve të tij si boksier profesionist.

Megjithatë, në maj të këtij viti, u njoftua se dyshja ishin ndarë për shkak të orarit të ngjeshur të punës.