Të tjera detaje zbardhen në lidhje me 300 kg kokainë që u sekuestruan sot në portin e Durrësit.

Mësohet se droga u gjet në një kamion që vinte tranzit nga Maqedonia e Veriut në Durrës dhe që destinacion kishte Italinë, konkretisht në Napoli.

Po ashtu bëhet e ditur se ditën e sotme drejtuesi i mjetit, shtetasi Nazif. A, nga Maqedonia e Veriut, kishte hyrë në vendin tonë nga Qafë-Thana dhe nesër do të nisej drejt Italisë.

Aktualisht vijon puna për peshimin e sasisë së drogës, ndërsa deri më tani thuhet se janë 300 kg kokainë.

Nga ana tjetër pritet që shoferi të merret në pyetje në prani të një përkthyesi të certifikuar, pasi ai nuk flet shqip.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikimit të drogës.