Dy shqiptarë janë arrestuar në fshatin Veleshtë të Strugës.

Rreth 40 minuta pas mesnate, në njësinë policore në fshatin Veleshtë të Strugës, janë privuar nga liria A.O (21) dhe LB (25), të dy nga Librazhdi i Shqipërisë.

“Ata dyshohen se kanë kryer vjedhje të shumta dhe të rënda në zonë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Maqedonisë së Veriut.