Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, u përfol së fundmi se është në lidhje me këngëtaren 25-vjeçare, Victoria Canal.

Të dy u panë së bashku në Festivalin Glastonbury në Angli dhe ndoqën performancën e Bruce Springsteen së bashku në stadiumin Wembley.

Megjithatë, këngëtarja e njohur ka bërë të qartë se 62-vjeçari s’është gjë tjetër veçse një mik i mirë i saj.

Në një postim në “Instagram”, Victoria ka mohuar zërat duke thënë se “asnjëherë në jetën e saj nuk priste që të duhej të bënte diçka të tillë”.

“Kjo është e neveritshme, por me sa duket mediat mendojnë se jam në një lidhje me Tom Cruise”, shkruan ajo.

“Më vjen keq që ju mërzit, por nuk jam në një lidhje me të, edhe pse ai është një person dhe artist i mrekullueshëm. Me gjithë seriozitetin, Tom nuk është gjë tjetër veçse një person dhe këshilltar i respektuar dhe inkurajues, si Chris Martin, babai im, mësuesit e mi të muzikës dhe njerëz të tjerë të mençur që më mësuan shumë për muzikën”, shtoi më pas.