Polici e Tiranës ka nisur hetimin për 6 të rinj, të cilët një ditë më parë kanë dhunuar një person të komunitetit LGBTIQ.

Sipas  bluve të kryeqytetetit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vellezërit Manastirli”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje””  i shtetasve S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.