Një aeroplan me 62 persona në bord është rrëzuar në Sao Paulo, Brazil, të premten pasdite, duke i lënë të gjithë të vdekur, sipas zyrtarëve qeveritarë.
“VoePass 2283” u nis nga Cascavel, në Parana, pak para mesditës rrugës për në aeroportin ndërkombëtar Sao Paulo-Guarulhos.
Ai humbi sinjalin rreth orës 1:30 me orën lokale dhe u rrëzua në Vinhedo, 50 milje në veriperëndim të qytetit Sao Paulo, ndërsa transportonte 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva dha një deklaratë për shtyp pak pasi avioni goditi tokën.
“Do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë në mënyrë që të mund të vazhdonim me një minutë heshtje,” tha Silva.
Në rrjet janë bërë virale video të momentit të rënies së avionit.
🚨🚨BREAKİNG NEWS 🚨🚨
— Berkan Yılmaz (@Berk04790) August 9, 2024
Another video emerged about the crash of the plane carrying 68 passengers in Brazil..
The images are horrible..#BreakingNews #brasil #airplane #BBCBreaking #brazil pic.twitter.com/Ju6j29oDyY