Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit e COVID-19.

Sipas mediave italiane, gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 1.325 të infektuar, ndërsa viktimat nga virusi janë 37.

Ky numër, që nga shpërthimi i pandemisë në territorin italian, ka shkuar në 127.190. Lajmi mirë është, që gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur të shëruar 4.533 qytetarë.