Sandër Kalaj është një tjetër futbollisti që i bashkohet Teutës në prag të sezonit të ardhshëm. Bëhet fjalë për një lojtar 19-vjeçar që vjen nga të rinjtë e Ballkanit. Ai është një mesfushor organizator, që prej një muaji ishte në prove te Teuta dhe dje është arritur marrëveshja e zyrtarizimit.
Gjithashtu, Kalaj ka luajtur edhe në Kroaci për HASK Zagreb dhe Mladost. Ndërsa lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Teutës: KF Teuta njofton se mesfshori Sandër Kalaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës. Mesfushori 19-vjeçar afrohet te Teuta nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit. KF Teuta i uron mirëseardhje Kalajt dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar. Me këto afrime Teuta duket gati e kompletuar, por në Durrës mund të ketë edhe surpriza të tjera deri më 31 gusht.