Në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi me iniciale A.D, 52 vjeç ka pësuar dëmtime gjatë kohës që lahej në lumin Buna.
Si pasojë e dëmtimeve ai po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.
52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.