Dy motrat Berishaj, Mariela dhe Antonela, njëra prej të cilave ka qenë dhe ish konkurente e reality show “Big Brother” dhe “Përputhen” duket se nuk janë aspak të shqetësuara për mandat-arrestin firmosur nga policia, pasi dhunuan fizikisht duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë një 24 vjeçare.
Shkak, sipas hetimeve të tanishme, është se Mariela Berishaj e akuzonte për lidhje paralele intime që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e saj prej një viti.
Instagrami i biznesit të 2 motrave ka vijuar normalisht të përditësohet duke postuar foto ku reklamojnë që të dyja veshjet më të reja.
Në fotot e Instagramit që janë postuar ato pozojnë pa asnjë shqetësim para kameras.
Përveç mungesës së ndjesisë së fajit, motrat Berisha duket se po i bëjnë “karshillëk” edhe policisë.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e 6 gushtit 2024, në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë.
Vetë e dhunuara denoncoi në Instagram ish konkurenten e Big Brother dhe motrën e saj se fshiheshin pas dhunimit duke publikuar dhe foto dhe video pas dhunës ku ajo duket se ka marrë dëmtim të rëndë në fytyrë.
Ish banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se “ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes”.
Por ndërsa në faqen e tyre të biznesit vijon aktivitet në faqen e saj në instagam Antonela Berishaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj.
Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime negative në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim.