Pogradeci vijon me surprizat në testet miqësore. Disa ditë më parë liqenorët mposhtën Skënderbeun me rezultatin 2-1, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj, arriti të barazonte pa gola në “Niko Dovana” ndaj Teutës së Edi Martinit.
Një tjetër paraqitje dinjitoze e pogradecarëve, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, pas 2 edicioneve të vështira në të Dytën.
Edhe pse me lëvizje jo shumë të bujshme në merkato, Pogradeci kërkon të jetë faktor këtë sezon në Kategorinë e Parë. Në krahun tjetër Teuta duket me mendjen nga starti i kampionatit. Në duelin e javës së parë, skuadra durrsake do të përballet me Bylisin në shtëpi.