Ukraina ka nisur ofensivën ndërkufitare në rajonin perëndimor rus të Kurskut. Raportohet se Kievi ka avancuar më shumë se 10 km brenda territorit.
1000 trupa, tanke dhe automjete të blinduara kanë hyrë në rajonin e Kurskut, tha Moska.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se inkursioni në Kursk është një “provokim i madh” dhe se po zhvillon bisedime për krizën me zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe të sigurisë të vendit.
Ndërkohë Presidenti Zelensky konfirmoi në fjalimin e tij se ushtria e Ukrainës tani po e shtyn luftën në “territorin e agresorit”.
“Ukraina po provon se me të vërtetë mund të rivendosë drejtësinë dhe të sigurojë presionin e nevojshëm ndaj agresorit”, shtoi Zelensky.
Ai nuk përmendi me emër rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, ku trupat ukrainase thuhet se kanë pushtuar disa fshatra dhe po kërcënojnë gjithashtu të marrin një qytet rajonal.