Një 44-vjeçar serb ka ndërruar jetë, pasi kishte gëlltitur pesë pako me drogë, të cilat i shkaktuan ileus (patologji e karakterizuar nga mosfunksionimi i zorrëve).
Sipas mediave greke, ai ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte që nga 7 gushti.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka rrëzuar qasjen fillestare, se 44-vjeçari ka ndërruar jetë papritur, për shkaqe patologjike.
Mjeku Ioannis Aivatidis, i cili ka kryer autopsinë, ka raportuar se ka gjetur pesë pako plastike me lëndë narkotike pluhur me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si kokainë dhe me peshë 83 gram.
Mjeku ka njoftuar menjëherë organet e policisë, të cilët kanë sekuestruar 5 pakot e lëndës narkotike.