Vihet në pranga nga policia e Pogradecit Spartak Çela, i cili ishte në kërkim prej 4 vitesh.
Çela kërkohej nga autoritetet pasi në një lokal në Velçan të Mokrës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave.
Po ky shtetas muaj më parë kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike.
Në të dyja rastet Pela ka qenë në kërkim nga policia ndërkohë arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.