Pas më shumë se dy javësh plot aksion sportiv, Paris po përgatitet për ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike 2024.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë yje si Billie Eilish, Red Hot Chili Peppers dhe Snoop Dogg.

Pas lojërash të paharrueshme dhe plot aksion, vëmendja do të kthehet te Los Angeles 2028 me një spektakël të mbushur me yje që do të zhvillohet sonte në Stade de France.

Pasi shiu goditi ceremoninë e hapjes përgjatë lumit Seine, Parisi duhet të përgatitet më mirë për eventin e tij final në stadiumin ikonik Saint-Denis.

Organizatorët nuk kanë ndarë shumë detaje për pjesëmarrësit e famshëm, por Tom Cruise është në qendër të thashethemeve sepse thuhet që do të zbresë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Do të ketë një segment gjatë të cilit Parisi i dorëzon organizimin e Lojërave Olimpike verore Los Anxhelesit, i cili do t’i mirëpresë sportistët në vitin 2028.

Këngëtarja R&B, H.E.R do të këndojë himnin kombëtar të SHBA-ve në Paris.

Ceremonia do të ketë performues, balerinë  dhe artistë cirku që do të shoqërojnë edhe artistët francezë si Air dhe Phoenix. Drejtori artistik Thomas Jolly tha se shfaqja quhet “Records” dhe premton që ta përfshijë audiencën në një ëndërr fantastiko-shkencore, një udhëtim përmes kohës.

Kjo do të nisë nga origjina e Lojërave Olimpike dhe më pas drejt një të ardhmeje distopike ku ato janë zhdukur dhe më pas duhet të shpien sërish.

Flamuri i Britanisë do të mbahet nga Bryony Page dhe Alex Yee.

Antoine Dupont që i dha 7 medalje ari në rugby vendit të tij do të mbajë flamurin francez. Flamuri amerikan do të  mbahet nga notarja Katie Ledecky që mori dy medalje ari duke barazuar rekordin e numrit më të madh.