Përdorimi i paragliderëve nga lëvizja terroriste Hamas si pjesë e vrasjes masive të afro 1200 njerëzve, duke përfshirë mbi 30 amerikanë, në jug të Izraelit më 7 tetor, u parashtrua në një plan metodik që Fox News Digital mund të zbulojë për herë të parë.
Plani ushtarak i Hamas u morr nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Rripin e Gazës dhe aty zbulohet përpjeka e madhe që bëri organizata terroriste e mbështetur nga regjimi iranian për të mashtruar botën në lidhje me përdorimin e pajisjeve sportive ajrore.
Dokumenti i Hamasit, fillimisht në arabisht dhe i përkthyer në anglisht dhe i rishikuar nga Fox News Digital, tregon se si grupi terrorist po kërkonte të shfrytëzonte përdorimin e tij më të gjerë.
“Sporti duhet të zhvillohet në mënyrë që paragliderët të motorizohen.
Zonat ku sporti mund të shfrytëzohet nga aspekti ushtarak: zbarkimi pas linjave të armikut, si pjesë e një infiltrimi të heshtur përtej kufirit duke përdorur paragliderë,” thuhej në të.
Dokumenti vazhdon: “kjo mund të bëhet duke përdorur pozicionet e lëshimit të heshtur. Kamuflimi i eksperimenteve ushtarake dhe trajnimi. Reduktimi i kostove nëpërmjet përdorimit të dyfishtë si eksperimente civile. Hapja e mundësisë së shfrytëzimit të aktivitetit civil në sporte të tjera që mund të përfitojnë nga aktivitetet ushtarake. Përfitimi nga informacione të huaja të marra përmes aktiviteteve civile”.
Terroristët me paragliderë u mblodhën në festivalin e muzikës Supernova në Kibbutz Re’im dhe morën pjesë në masakrën e mbi 300 pjesëmarrësve.
Dokumenti i Hamasit vijon: “krijimi i një force aviacioni ushtarak dhe civil në shërbim të projektit të çlirimit. Pushtuesi po punon për të parandaluar krijimin e kësaj force dhe po e lufton me të gjitha mjetet. Një nga zgjidhjet: Ekspozoni këtë model dhe punoni drejt integrimit të tij në shoqëri në një mënyrë që të pengojë armikun ta përfundojë atë”.
Në planin e veprimit të Hamasit përfshihen “hapat” e nevojshëm për të integruar sistemin e paragliderit në Gaza.
“Kryerja e eksperimenteve personale civile me paragliderë dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale dhe në shtypin global…Punë për të tërhequr vëmendjen e aventurierëve, të rinjve të angazhohen në sporte të tilla dhe të nxisin frymën e konkurrencës për të përhapur më gjerësisht këtë sport”.
Gjeneral brigade (Res) Amir Avivi, një ish-zëvendës komandant i Divizionit të Gazës IDF, tha për Fox News Digital se “përdorimi i parë i një paraglideri u bë nga një terrorist palestinez në vitin 1987 në një sulm shkatërrues në veri nga Libani jugor në Beit Hillel. Një bazë me 6 ushtarë të vrarë dhe 10 të plagosur… Ne e kemi përballur këtë kërcënim për vite me rradhë dhe padyshim që Hezbollahu i ka këto aftësi”.
Në korrik, avionët luftarakë izraelitë goditën një depo që përmbante paragliderë të përdorur nga Hamasi më 7 tetor. Sulmi ajror që synonte depon e paragliderëve në Rafah pati një peshë të madhe për Izraelin, sepse imazhi i terroristëve të Hamasit në paragliderë u thirr si një simbol në veshje dhe postera midis mbështetëve të Hamasit në të gjithë botën.