Një 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur dje pasdite në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit.
Një makinë u përplas me një autobus. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një 13-vjeçar, vëllai i viktimës.
Aksidenti ka ndodhur, kur autobusi që po qarkullonte në linjë të rregullt, u përplas me një mjet, ku ndodheshin dy të miturit.
Adoleshenti që po drejtonte makinën është transportuar në spital, por se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.