Një 35-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.