Paola Egonu ishte një nga yjet e Italisë në volejbollin e femrave, e cila arriti të fitonte dhe medalje të artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Gjithsesi, 25-vjeçarja me prejardhje afrikane duket se nuk është shumë e mirëpritur në Itali, e cila ka përjetuar sulme të ndryshme racizmi.

Për ta nderuar për medaljen, asaj iu pikturua një murale në Romë, e cila nuk rezistoi as një ditë, kjo si pasojë e racizmit ndaj Egonus.

Piktura u vandalizua nga disa persona, të cilët e ngjyrosën atë, duke lënë të paprekur vetëm fanellën e Italisë.