Bie zjarr në afërsi të një muri rrethues në një shkollë në lagjen nr.16 në Durrës.
Nga burimet zyrtare mësohet se për pasojë janë djegur disa rroba të përdorura që shiteshin nga shitës ambulant.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2021, rreth orës 00:20, në lagjen nr. 16, Durrës, në afërsi të një muri rrethues të një shkolle, ka rënë zjarr në disa rroba të përdorura që shiteshin nga shitës ambulant. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.





