Prokurori publik kërkoi dy vjet burg për shqiptarët e kapur në një plantacion me 1000 bimë kanabisi.

Ata u kapën në Tisselt (Willebroek), ndërsa ferma e kanabisit u zbulua këtë pranverë. 

Në katin e parë të shtëpisë kishte një plantacion me më shumë se 800 bimë dhe 200 bimë të tjera vareshin për t’u tharë në garazh.

Hetimi filloi në mars, pasi u njoftua se një makinë e marrë me qira – dhe pasagjerët e tij duhej të kontrolloheshin. Policia e Rivierenland gjeti makinën në Bormstraat, në kufirin e Tisselt dhe Kapelle-op-den-Bos.

GPS tregoi një adresë në Bormstraat në Tisselt. 

“Doli të ishte një ndërtesë bosh, ku u zbulua një erë e fortë kanabisi,” shpjegoi prokurori publik. “Në katin e parë policia gjeti katër dhoma kultivimi me gjithsej 823 bimë. 200 bimë të tjera ishin varur për t’u tharë në garazh”.

Prokuroria Publike theksoi se dy shqiptarët nuk ishin drejtues të një bande droge, por i ndoqi penalisht si për kultivimin e kanabisit ashtu edhe për tregtimin e tij. 

“Klienti im kishte vetëm dy javë që ishte përfshirë në plantacion, i cili kishte një vit. Pra, ai nuk ka asnjë lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike dhe nuk e ka tregtuar kurrë drogën”, u përgjigj avokati Loïc Cerulus.

Avokatja Irem Akmese përfaqësonte shqiptarin tjetër. “Ai kishte probleme financiare dhe ka pesë muaj në paraburgim. Ai do të donte të kthehej në Shqipëri”. Gjykimi do të vijojë më 3 shtator.