Një grup arkeologësh dhe studentësh të arkeologjisë ne Peru zbuluan një vend varrimi që vlerësohet te jete 3800-vjeçar, që i përket Periudha Formuese arkeologjike. Zbulimi arkeologjik është gjetur ne Queneto. Dy fëmijë, një adoleshent dhe një i rritur të varrosur duke perdorur guaska, llaç dhe qeramikë, të gjithë të mbështetur anash dhe me fytyrë nga malet.

Arkeologu drejtues i germimeve Feren Castillo tha se drejtimi në të cilin ata janë varrosur sugjeron rëndësinë e mundshme të maleve. Gjetja arkeologjike u prezantua në mediat lokale në zonën arkeologjike të Quenetos, shumë afër qytetit verior të Trujillo në departamentin e La Libertad në Peru, nga arkeologu Fere Castillo, nga Universiteti Kombëtar i Trujillo.

Castillo u kërkoi autoriteteve të mbrojnë vendin. Lugina Viru, ku ndodhet Queneto, është e njohur në Peru për pasurinë e provave arkeologjike që mund të hedhin dritë mbi qytetërimet e hershme që banonin në rajon.