Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në Dhërmi.
I arrestuari Leonard Xhameta, ndezi fishekzjarrë gjatë një eventi mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar më pas vatrën e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi
Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç.
28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ju bën thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes maksimal për të mbrojtur mjedisin dhe pyjet tona🌳. Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre🔥apo ndotje, duke kontribuar kështu në ruajtjen e natyrës dhe sigurinë e komunitetit.