Reshjet e denduara të shiut të shoqëruara me  me erë e breshër në Qarkun e Elbasanit kanë krijuar situata të shumta problematike. Në disa zona ka patur bllokim qarkullimi në disa rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe gurëve.  Ndërsa në një pjesë të rrugës në një lagjeje përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin në Librazhd për 30 minuta ishte e pakalueshme pasi uji përmbyti të gjithë zonën

Ndërkohë në zonën ku ndodhet Spitali i Librazhdit nga stuhia u rrëzuan disa pemë dhe si rezultat i motit të keq u dëmtua edhe rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike. Gjithashtu agjencia e shërbimeve publike, emergjencat civile dhe OST janë mobilizuar në terren për të rikthyer normalitetin.