Një shtetas rus është gjetur i vdekur në katin e pestë të një pallati në Shëngjin.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar të identifikuar si Eduart Nikshini dhe sipas burimeve zyrtare shkak është bërë përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.