Maria Branyas, e cila konsiderohet si personi më i moshuar në botë ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare. Lajmin e hidhur e dhanë vetë familjarët e të moshuarës në një mesazh në platformën X.

“Maria vdiq ashtu siç dëshironte, në gjumë e qetë dhe pa dhimbje”- shkruhej në njoftim. 117-vjecarja prej shumë vitesh jetonte në shtëpinë e saj në Santa Maria di Tura ad Olot, Katalonja.

Gjithashtu ata kujtojnë dhe fjalët e saj. “Vdekja do të më gjejë të lodhur duke jetuar kaq shumë, por dua të kujtohem e buzëqeshur, e lirë dhe e kënaqur”.

Maria Branyas lindi më 4 mars 1907 në San Francisco. Ajo i kishte thyer të gjitha rekordet për jetëgjatësinë e saj duke mundur dhe japonezen Tomka Itooka, e lindur më 23 mars 1908. Maria në moshën 113-vjecare kishte kaluar dhe Covid-19.