Një ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e manastirit të fshatit Kostar, në Bashkinë Finiq.

Raportohet se trupi i pajetë është gjetur nga një qytetar, i cili po shkonte për të ndezur qiri në manastir. Banori shprehet se ka qenë rreth orës 19:00 e mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajetë të 34-vjeçarit, i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.

Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjeç banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve dhe ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.