Një grua maqedonase ka vrarë burrin e saj shqiptar në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se gruaja e ka goditur bashkëshortin e saj me çekiç duke e lënë të vrarë në vend.

38-vjeçarja e lindur në Prilep ka denoncuar disa herë në Polici dhunën nga bashkëshorti i saj 48-vjeçar.

Edhe sot mësohet se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe kjo e fundit ka reaguar duke e goditur me çekiç.