Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi me protagonistë shqiptarë.

Mediat greke shkruajnëse dy shqiptarë të moshave 20 dhe 21-vjeç kanë përdhunuar bashkëkombësen e tyre shqiptare 19-vjeçe.

Kjo e fundit kishte njohur një prej shqiptarëve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i kishte shkuar në banesë.

I riu shqiptari ka pasur dhe një shok tjetër bashkëkombas dhe e mbajtën peng 19-vjeçaren për 3 ditë duke e përdhunuar. Sipas mediave helene i jepnin dhe drogë.

Më pas ata e braktisën vajzën në portin e Pireut dhe u arrestuan të shtunën në Mikonos ku kishin shkuar për pushime.