Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë ku një automjet që po transportonte një të sëmurë hyri me semafor të kuq dhe ka aksidentuar një 23-vjeçare dhe dy mjete.

Në njoftimin e policisë thuhet se 23-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.