Një 48-vjeçar italian akuzohet për vrasjen e katër pacientëve të moshuar, për të cilët kujdesej gjatë 10 viteve të fundit, raportojnë mediat italiane.

Mario Euticia u paraqit të enjten me një avokat në një stacion karabinierësh në Caserta, Italia jugore, duke marrë përgjegjësinë për vdekjen e katër personave për të cilët ai kujdesej.

“Dua që dikush të më arrestojë. Duke vazhduar punën, ndoshta do ta bëja përsëri. Doja t’i jepja fund vuajtjeve të tyre”, tha ai, sipas Corriere della Sera

Siç shkruan Corriere, të katër të moshuarit vuanin nga kanceri. Eutitsia dyshohet se i vrau ata duke rritur në masë të madhe dozën e barnave që merrnin, duke përfshirë ilaçet kundër kancerit dhe qetësuesit.