Ka ndërruar jetë 64-vjeçari Sh. Muhaj, i cili u vetëdogj me benzinë dy ditë më parë në Ballsh.
64-vjeçari Shpëtim Muhaj u vetëdogj me benzinë para dy ditësh në apartamentin e tij, në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Ballshit.
Kjo nuk ishte hera e parë që Shpëtim Muhaj kishte tentuar të vriste veten, ndërsa prej kohësh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa kishe tentuar edhe një herë më parë që të kryente vetëvrasje.
Teksa shkaqet që kanë shtyrë të moshuarin për të ndërmarrë hapin ekstrem vijojnë të mbeten objekt i hetimit nga ana e Policisë së Mallakastrës, mësohet se para një jave Shpëtimi Muhaj kishte tentuar të vetëvarej brenda shtëpisë, por ndërhyrja në kohë e familjarëve dhe ndihma mjekësore i shpëtuan jetën.
Viktima ishte i martuar dhe jetonte së bashku me bashkëshorten në katin e parë të një pallati në Ballsh. Edhe pse u dergua më urgjencë në spital, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.