Vëllai i të ndjerit Kujtim Ferracaku, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i viktimës, 17-vjeçari Elmilind Dyli, mbetën të plagosur gjatë përplasjes me armë që ndodhi gjatë mesnatës në Velipojë, ku u vranë 4 persona.

Mësohet se të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës kanë marrë plagë të dukshme, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Hasan Ferracaku ka dëmtime në dorë dhe parakrah, ndërsa Elmilind Dyli, ka lëndime tek gjuri i këmbës.