Dy raste me ethet e Nilit janë konfirmuar ditën e sotme në dy fshatra të Elbasanit.

Raportohet se në fshatin Bujqes dhe Jagodinë dy persona kanë rezultuar të prekur nga virusi.

Dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Njeri nga te prekurit është i moshuar 74 vjeç dhe tjetri 45 vjeç. Nga strukturat e kontraktuara për këtë çështje është bërë dezinfektimi i të dy fshatrave.

Gjithashtu edhe Bashkia e Elbasanit ka bërë dezinfektimin e kontejnerëve te mbetjeve urbane në të gjithë zonën.