Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Malinat të bashkisë Berat.
Zjarri që mendohet se ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me vreshtari e pemtari, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zonës shkuan 20 zjarrfikës nga Berati, 10 nga Poliçani dhe forca policie.
Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapjen drejt fshatit Malinat dhe plantacioneve me pemë frutore dhe ullinj.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 2 ha me bimësi të egër dhe rreth 50 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit Fitim Hadaj, banor i fshatit Malinat.