Komisariati i Policisë Fier finalizon operacionin policor të koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore.
Kapet dhe ndalohet 38-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.
Si rezultat i këtij operacioni në lagjen “1 Maji”, Fier, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar, në banesë shtetasi A. Sh., 38 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.