Disa ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, është publikuar videoja që efektivi Erjon Goxhara filmoi pasi e plagosi Lorenc Kostën.
“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua nusën peng, ti hash lekët! S’e ha dot ti djersën e familjes time. Nuk hy dot në familjen time”,-thotë Goxhara në video.
Lorenc Kosta u godit me 6 plumba. Në pamje duket gjak në mes të këmbëve, ndërsa goditet me këmbë edhe në kokë pasi i plagosuri bërtet.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës ndërsa efektivi, 45-vjeçar, u vetëdorëzua pasditen e 21 gushtit, pas 48 orëve ku tregoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën e Dajtit.
Videon efektivi i policisë ia dërgoi kunatit, vëllait të nuses së vet.