Për shtetasit nga Ukraina, që prej kohësh jetojnë në Durrës dhe Tiranë, dita e djeshme ka pasur një rëndësi të veçantëë.
Larg vendit të tyre për shkak të konfliktit të armatosur me Rusinë, ata janë bërë bashkë për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, si dhe për të kujtuar me dhimbje viktimat e pafajshme që ka shkaktuar lufta.
Ndalesa e tyre kryesore ishte tek Sfinksi në Durrës, mbajtën një minutë heshtje dhe kënduan Himnin Kombëtar.
Ndërkohë një ndalesë e radhës e grupit të ukrainasve ishte dhe zona e Shkëmbit të Kavajës, tek hotel “SeaSide”.
Në këtë ndalesë të radhës, të gjithë pjesëmarrësit kënduan në kor shumë nga këngët e vendit të tyre, që është përfshirë prej 3 vitesh tashmë në konflikt të armatosur me Rusinë e Putinit.