Një sherr mes dy taksistëve pas konfliktit për klientët ka përfunduar me një të plagosur me sëpatë dhenjë të arrestuar në Sarandë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur rëndë ka mbetur 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha në shesh pushimin e taksive.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, atij i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane.
Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë.
Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.





