Pas dhunës brutale të pësuar disa javë më parë nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar pamje të tjera në Instagram për të treguar gjendjen e saj aktuale.

Në postimin e saj, Prenga shfaq një shenjë të lehtë në fytyrë, duke treguar se është në fazën e rikuperimit pas goditjes me një gotë në një restorant në Tiranë.

Ngjarja ndodhi kur motrat Berisha e akuzuan Prengën për ndërhyrje në raportin e tyre martesor, ç’ka çoi në një sherr të rëndë dhe dhunë fizike.

Pas incidentit, motrat u larguan dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Deri tani, nuk ka informacione të sakta mbi vendndodhjen e tyre, por sipas raporteve, nuk janë larguar nga Shqipëria.