Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të organizojë dy evente të rëndësishme në vitet e ardhshme.
“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve europiane, nga Britania e Madhe, Ukraina apo nga Suedia, në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Gjithashtu, do të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027”, tha Rama.
“Këto janë gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role”, shtoi kreu i qeverisë.