Sara Hoxha, blogerja e njohur shqiptare, u aludua se ka nisur një lidhje të re pasi një video u bë virale ditën e djeshme.

Në video shihej një çift duke u puthur në buzë brenda në det, por cilësia e videos nuk ishte e qartë.

Këto spekulime morën fund kur Sara reagoi në rrjetet sociale. Ajo sqaroi se në video nuk është ajo, por disa miq të saj.

Për të përforcuar sqarimin, Sara postoi videon në Instagram dhe etiketoi çiftin e vërtetë.