Pas skandalit të publikuar në media, ku shihej duke shkëmbyer puthje pasionante me këshilltaren e tij, ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dhënë dorëheqjen.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë, ish-ministri ka depozituar dorëheqjen te organet kompetente.

Mësohet, se ish-ministri Hancock dhe asistentja e tij Codangelo, ishin prej kohësh të lidhur, madje, mediat aludojnë se lidhja e fshehtë dihej nga i gjithë stafi i ministrisë.