Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat për korrupsion të përgjithësuar që përfshijnë qeverinë e tij të majtë. Sanchez erdhi në pushtet në vitin 2018 pas një mocioni mosbesimi i cili rrëzoi qeverinë e atëherëshme të krahut të djathtë të konservatorit Mariano Rajoy, e cila ishte përfshirë në raste korrupsioni.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë ai ka theksuar se presioni i politikanëve për t’i vendosur të gjithë në të njejtin nivel dhe për të krijuar një ndjenjë korrupsioni të përgjithësuar është e gabuar.

Disa aktorë, politikanë dhe në media, po përpiqen t’i përziejnë të gjitha, t’i vendosin të gjitha në të njëjtin nivel dhe kështu t’i ngatërrojnë njerëzit dhe të krijojnë një ndjenjë korrupsioni të përgjithësuar që, po ju them, nuk ekziston. Nuk kam njohur ose toleruar kurrë asnjë nga këto praktika“, u shpreh Sanchez.