Aktorja Jenna Ortega u vu prej kohësh në qendër të vëmendjes prej thashethemeve se ajo ishte në një lidhje me aktorin Johnny Depp. E pyetur se cili është thashethemi më i çmendur që ajo ka dëgjuar për veten, ylli i “Wednesday” tha për Buzzfeed: Kam dëgjuar se isha në një lidhje serioze me Johnny Depp.

“Na lini të qetë!! Është çmenduri. Unë kurrë nuk kam thënë asgjë për këtë. Artikujt me të vërtetë bëjnë titujt e tyre, por unë mendova se kjo ishte shumë qesharake” tha aktorja 21-vjeçare në një intervistë të fundit. “Isha në xhirime me Richard E. Grant dhe ai erdhi tek unë dhe më tha: “Oh, pra ti dhe Johnny?” Dhe unë qesha sepse nuk e njoh këtë person.”

Thashethemet u shfaqën fillimisht në llogarinë e thashethemeve ‘Deux Moi’ verën e kaluar, e cila pretendonte se të dy kishin dalë në një takim. Sipas raportimeve, Depp gjithashtu shpejtoi të mohonte thashethemet, duke thënë në një deklaratë përmes përfaqësuesve të tij: Z. Depp nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale me zonjën Ortega në asnjë mënyrë. Ai kurrë nuk e ka takuar, as nuk ka folur me të. Ai nuk bashkëpunon në asnjë projekt me të dhe as nuk e ka ndërmend. Ai është i tmerruar nga këto thashetheme të pabaza dhe dashakeqe që synojnë të dëmtojnë reputacionin dhe karrierën e tij.

Ndiqni fragmentin min 08:30