25-vjeçari me inicialet F.K. është arrestuar në Sarandë pasi u kap me një sasi lënde narkotik dhe me një thikë.

Policia raporton se nga ai janë sekuestruar lënda narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike, mjeti prerës (thikë) dhe 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.