Prekëse! Në aksin Fier-Vlorë aty ku një ditë më parë u shua familja Gushi nga aksidenti tragjik, sot një vogëlushe tre-vjeçare ka vendosur lule.
Eduart dhe Silvana Gushi bashkë me dy vajzat e tyre, Eva dhe Anastasia u shuan pas një aksidenti të frikshëm mëngjesin e djeshëm!
Ata u goditën nga një makinë tip Audi A8 që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani. Makina ishte në emër të të atit biznesmen.